UBT News

Oscar: Sa paguhen të famshmit për të veshur krijimet e markave luksoze?

Të famshmit i bëjnë paraqitjet e tyre në tapetin e kuq të duken të këndshme e perfekte, pasi pozojnë për fotografët me buzëqeshjen e natyrshme, flokë të krehur mirë dhe veshje të bukura që i përshtaten çdo centimetër të trupit të tyre.

Por, ka shumë punë pas kamerave dhe marrëveshje sekrete me stilistë për t’i bërë aktorët të duken të përsosur në natën e Oscar.

Përveç kësaj, tapeti i kuq është mundësia më e madhe për stilistët të reklamojnë krijimet, duket se është edhe për artistët të rrisin të ardhurat e tyre.

Disa muaj përpara ceremonisë së ndarjes së çmimeve, një ekip parukierësh, stilistësh dhe grimierësh punojnë së bashku për të krijuar pamjet ikonike që shohim. Prandaj, stilistët përgjegjës duhet të dinë se cilat fustane do të veshin të gjitha aktoret për të shmangur krijimet e njëjta. Në të njëjtën kohë kanë edhe një veshje rezervë në rast emergjence.

Duhet theksuar se aktoret nuk paguajnë  për fustane pasi stilistë të famshëm si Dior, Versace apo Armani janë të gatshëm jo vetëm t’i ofrojnë pa asnjë kosto, por shumë herë t’i paguajnë vetë.

“Kjo mbizotëron në të gjitha fushat. Ata që merren me bizhuteri paguajnë, ata që merren me këpucë paguajnë, kompanitë paguajnë”, tha stilistja Jessica Paster, e cila ka punuar me emra si Miranda Kerr, Emily Blunt e Sandra Bullock, disa vite më parë në Festivalin Vulture.

“Kur flasim për veshjet ne i paguajmë aktorët nga 100,000 dollarë në 250,000 dollarë,” shtoi ajo.

Loja e tapetit të kuq për meshkujt është aktivizuar vitet e fundit, pasi shtëpitë e modës me shumë kapital; Prada, Dior, Gucci dhe Saint Laurent paguajnë yjet meshkuj për t’i veshur nga koka deri te këmbët në premiera, festivale filmi, Met dhe Academy Galas dhe më e rëndësishmja nga të gjitha, ceremonitë e çmimeve që zhvillohen midis janarit dhe marsit.

Në agjencitë kryesore të talenteve, CAA dhe UTA, është normë gjetja e një përfaqësuesi të brendshëm, përgjegjësia e vetme e të cilit është të ndërmjetësojë marrëveshjet e fushatës dhe kontratat e tapetit të kuq me shtëpitë kryesore të modës, orëve e bizhuterive. Shuma më e lartë ndonjëherë që është paguar një aktor mashkull është 250,000 dollarë për një paraqitje të vetme në tapetin e kuq. /UBT News/

Exit mobile version