UBT News

Oscar 2026: Për herë të parë pas më shumë se 20 vitesh, shtohet një kategori e re

Ceremonia e Oscars 2026 do të mbahet më 15 mars në Los Angeles dhe do të shënojë edicionin e 98-të të çmimeve më të rëndësishme të industrisë së filmit.

Këtë vit, Akademia ka bërë një ndryshim historik: për herë të parë pas më shumë se 20 vitesh, do të prezantohet një kategori e re – “Oscar për Ansamblin më të Mirë (Best Ensemble)”, duke e çuar numrin total të çmimeve në 24.

Kategoria e fundit e re ishte shtuar në vitin 2002, kur u krijua çmimi “Filmi më i Mirë Ndërkombëtar”, të cilin atëbotë e fitoi filmi Shrek (2001).

Lista e kategorive përfshin edhe këtë vit çmimet tradicionale si ‘Aktorja më e Mirë’, ‘Aktori më i Mirë’, ‘Filmi më i Mirë’, ‘Regjisori më i Mirë’, ‘Skenari Origjinal’, ‘Filmi i Animuar më i Mirë’, ‘Efektet Vizuale më të Mira’, ‘Muzika më e Mirë Origjinale’ dhe të tjera.

Kandidatët për çmime do të bëhen publikë më 22 janar 2026. Aktori legjendar Denzel Washington ka dhënë komente për ‘Oscars’, duke shprehur pakënaqësinë e tij ndaj vlerësimeve të Akademisë.

Edhe pse është nominuar 10 herë dhe ka fituar dy herë – për Glory (1990) dhe Training Day (2002), ai tha se nuk i jep rëndësi këtyre çmimeve. Me ironi shtoi se nuk ka lidhje emocionale me statujat: “Njerëzit më pyesin ku i mbaj çmimet. Pranë njëri-tjetrit! Kur të vdes, ato nuk do të më hyjnë në punë.”

Deklaratat e tij kanë ndezur diskutime në rrjetet sociale, duke ndarë opinionet mes atyre që e mbështesin për qëndrimin e sinqertë dhe atyre që e kritikojnë për mospërfilljen ndaj çmimeve më prestigjioze të filmit. /A.Z/UBT News/

 

 

Exit mobile version