UBT News

​Ortek në Slloveni, një person pa shenja jete kurse dy të tjerë të zhdukur

Një ortek bore ka goditur majën Tosca në Alpet Juliane të Sllovenisë, duke lënë një person të vdekur kurse dy të tjerë të zhdukur.

Gjatë operacionit të vështirë të kërkim-shpëtimit, për të tre alpinistët pati edhe vështirësi në kërkime në terrene.

Dy alpinistë mbetën ende të zhdukur, por kërkimi është pezulluar për momentin për shkak të kushteve jashtëzakonisht të rrezikshme.

Mali Vodnik ndodhet në 1.817 metra mbi nivelin e detit, pak më poshtë se Planik (2.408 metra), nën shkëmbin jugor Trigllav.

Kërkimi për dy alpinistët e zhdukur do të vazhdojë sot./S.K/KP/

Exit mobile version