UBT News

Orlando: Kosova të organizojë zgjedhje të lira, të drejta dhe të besueshme

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila e shpalli jokushtetuese Qeverinë Hoti.

Orlando në Twitter shkroi se në Kosovë duhet të organizohen zgjedhje të lira, të drejta dhe të besueshme.

“Gjykata Kushtetuese e ka dhënë vendimin: Së shpejti në Kosovë do të ketë zgjedhje të lira, të drejta dhe të besueshme. Ndërkohë Italia do të vazhdojë të punojë ngushtë me Qeverinë për të trajtuar sfidat më urgjente, duke filluar me luftimin e COVID-it. Ky ishte mesazhi im për Ministrin Armend Zemaj, sot”, ka shkruar ai në Twitter./UBTNews

Exit mobile version