UBT News

Orlando dënon dhunën ndaj djalit të Nenad Rashiq

Ambasadori italian në Kosovë, Nicola Orlando ka dënuar sulmin fizik ndaj djalit të politikanit serb, Nenad Rashiq. Orlando e ka cilësuar këtë si sulm ndaj vetë demokracisë.

“I bashkohem dënimit të parezervë të agresionit të motivuar politikisht kundër djalit të kryetarit të Partisë Demokratike Progresive, Nenad Rashiq, një sulm ndaj vetë demokracisë. Dhuna duhet të refuzohet vendosmërisht nga të gjithë dhe të ndëshkohet nga institucionet përkatëse”, ka shkruar Orlando në Twitter.

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka kërkuar hetime ndaj këtij rasti./UBTNews

Exit mobile version