Orlando Bloom dhe Katy Perry duket se kanë konfirmuar zyrtarisht ndarjen e tyre, pas muajsh spekulimesh që u shtuan sidomos pas paraqitjes vetëm të aktorit në dasmën e Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez në Venecia. Megjithatë, një foto në Instagramin e Bloom duket se flet për një përmirësim të marrëdhënies mes tyre, ose mbase një raporti miqësor e të shëndetshëm, sidomos për hir të fëmijëve.
Pak ditë pas ceremonisë luksoze të Bezos dhe Sánchez, Bloom publikoi në Instagram një seri fotosh nga pushimet familjare në Bregun e Amalfit në Itali, ku shfaqej i lumtur së bashku me vajzën 4-vjeçare, Daisy, që ka me Katy Perry, dhe djalin e tij 14-vjeçar, Flynn, nga lidhja e mëparshme me Miranda Kerr. Në njërën nga fotografitë, ata duken duke buzëqeshur të gjithë së bashku në një varkë, duke dhënë përshtypjen se gjithçka mes tyre është e qetë dhe pa drama.
Lidhja mes Bloom dhe Perry filloi më 2016, pasi u panë së bashku në një festë pas ndarjes së çmimeve Golden Globes. Pas një ndarjeje të shkurtër në 2017, u rikthyen dhe u fejuan në Ditën e Shën Valentinit të vitit 2019. Vajza e tyre, Daisy Dove Bloom, lindi në vitin 2020.
Lajmi për ndarjen u konfirmua përmes një deklarate të përbashkët nga përfaqësuesit e çiftit, e cila u publikua disa ditë më parë:
“Për shkak të interesit të shtuar publik dhe diskutimeve të vazhdueshme rreth marrëdhënies së tyre, përfaqësuesit konfirmojnë se Katy dhe Orlando kanë ndryshuar natyrën e marrëdhënies së tyre gjatë muajve të fundit, duke u përqendruar te bashkëprindërimi i vajzës së tyre.”
Pavarësisht ndarjes, ata po ruajnë raport të shëndetshëm familjar dhe fansat mund të shohin më shumë nga këto momente në postimin e fundit të Orlandos.