UBT News

Oriz për të vaksinuarit kundër COVID-19

Një komunitet në Filipine ka fituar thasë të mëdhenj me oriz pasi u vaksinuan kundër COVID-19, meqë ishte shumë e vështirë të binden njerëzit që të vaksinohen.

20 fitues që u vaksinuan në fshatin Sucat të kryeqytetit të Filipineve, në Manila, kanë marrë secili nga 25 kg oriz.

Një zyrtar citohet të ketë thënë se kjo iniciativë po targeton banorët e varfër, të cilët nuk shprehën edhe aq interesim për vaksinim.

Zyrtarët e fshatit Sucat thanë se që nga fillimi i iniciativës në fund të majit, ata kanë administruar deri në 2 mijë doza vaksina kundër COVID-19, ndërsa më parë dhanë vetëm rreth 400 doza në ditë.

Presidenti i Filipineze, Rodrigo Duterte u ka bërë thirrje banorëve të vaksinohen, meqë të dhënat treguan se Qeveria ishte larg nga caqet e vaksinimit. Këtë javë, ai në një televizion u bëri thirrje banorëve të vaksinohen, duke i kërcënuar se ata që refuzojnë të vaksinohen kundër COVID-19 do të burgosen.

Vetëm 2 milionë banorë të popullsisë 110 milionëshe janë vaksinuar plotësisht kundër COVID-19./UBTNews

Exit mobile version