UBT News

Organizuan skema piramidale, bixhoz, fajde e detyrim, arrestohen 13 të dyshuar në Prizren

Të mërkurën rreth orës 17:50 njësitë e specializuara policore në Prizren, kanë zbatuar urdhëresën e gjykatës dhe operacionin e koduar TOTO ku janë arrestuar 13 të dyshuar për kryerjen e veprave penale, skema piramidale, bixhoz e fajde.

Gjatë operacionit janë kontrolluar 19 lokacione vendbanime dhe lokale, ku disa prej të dyshuarve janë hasur duke mundësuar zhvillimin e lojërave online të bixhozit.

Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar: para të gatshme 55.388 euro, 1700 franga zvicerane, 50.000 lek, 100 dollar 1320 dinar serb, dy armë zjarri, 39 copë fishek, 29 telefona celularë, 1 kompjuter laptop, 2 USB, 350 pako cigare pa banderola dhe 6 vetura. Të gjithë të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rasti është inicuar si organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm, fajde e detyrim.

“Prizren, Malishevë, Suharekë, Prishtinë. 05.10.2022 – 17:50. Nga njësitë policore të Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar, me autorizim të Prokurorit të shtetit Prokuroria Themelore Prizren, në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës, të mbështetur nga njësitë e specializuara policore kanë zbatuar urdhëresën e gjykatës dhe operacionin e koduar TOTO ku janë arrestuar 13 të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se kanë kryer veprat penale të cekura më lartë. Gjatë operacionit janë kontrolluar 19 lokacione vendbanime dhe lokale, ku disa prej të dyshuarve janë hasur duke mundësuar zhvillimin e lojërave online të bixhozit. Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar: para të gatshme 55.388 euro, 1700 franga zvicerane, 50.000 lek, 100 dollar 1320 dinar serb, dy armë zjarri, 39 copë fishek, 29 telefona celularë, 1 kompjuter laptop, 2 USB, 350 pako cigare pa banderola dhe 6 vetura. Të gjithë të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, njofton policia.

Exit mobile version