UBT News

Organizonte lojëra fati, arrestohet pronari i lokalit

Policia ka arrestuar një pronar të një lokali në Rakosh të Istogut, pasi organizonte lojëra fati. Të njëjtit iu është shqiptuar flet gjoba prej dyqind euro, duke u bazuar ne ligjin anticovid, dhe i njëjti me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48-orë.

Sipas policisë, dje rreth orës 21:00, deri sa ishte duke patrulluar në fshatin Rakosh-Istog, në brendi të një lokali ka vërejtur disa persona, pas kontrollit qe iu është bërë lokalit janë vërejtur disa tiketa të lojërave të fatit.

“Njësitet relevante te Stacionit Policor Istog, menjëherë ju kanë përgjigjur vendit tё ngjarjes, aty është konfiskuar një shtëpize (kompjuter), që dyshohet së është përdorur për lojëra të fatit. Policia ka arrestuar të dyshuarin (pronarin e lokalit) të njëjtit iu është shqiptuar flet gjoba prej dyqind euro, duke u bazuar ne ligjin anticovid, dhe i njëjti me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48- orë”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version