Pjesëtarë të njësive policore të Kosovës, ushtarë italianë e qytetarë të shumtë janë bërë pjesë e dhurimit vullnetar të gjakut në sheshin “Nënë Tereza”, në Prishtinë.
Ky aksion është organizuar nga Policia e Kosovës në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, me ç’rast ky aksion ka nisur nga e hëna dhe do të jetë deri të shtunën.
Drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, Bukurie Zhubi, tha se ky aksion është organizuar për nder të ditës botërore të dhurimit të gjakut, ndërsa aksioni ka nisur nga qyteti i Ferizajt.
“Në orët e mëngjesit dhe aty kemi pasur pjesëmarrje të dukshëm të qytetarëve të Ferizajt duke filluar nga kryetarit i Ferizajt (Agim Aliu) e shumë qytetarë tjerë. Meqenëse jemi në sheshin ‘Nëna Terezë’ këtu në Prishtinë ftoj edhe të gjithë qytetarët tjerë të interesuar dhe që kanë ngel dhe nuk arrit deri tani të dhurojnë gjak. Ne po qëndrojmë këtu i presim ata dhe do na rrisin madhështinë e këtij eventi. Sot është 14 qershori Dita e Botërore e Dhuruesit të Gjakut, event ky që festohet që 20 vjet e po ashtu edhe në vendin tonë në kuadër të këtij organizimi kemi dhuruar javën e dhurimit vullnetar të gjakut që ka startuar nga data 10 deri më 15 qershor ndërsa sot në 14 qershor kemi disa evente të organizuara ne nivel të Kosovës. Fillimisht kemi startuar me Ministrinë e Shëndetësisë të cilët dhurojnë gjak tash e disa vite dhe janë dhurues të gjakut, kemi pasur pjesëmarrje të konsiderueshme të pjesëtarëve të policisë speciale, KFOR-it, Njësive Karabinierë italiane dhe shumë qytetarë tjerë”, u shpreh Zhubi.