Policia e Kosovës njofton se 16 persona janë shoqëruar në stacion policor dhe janë intervistuar, meqë ishin brenda një brenda një lokali ku zhvilloheshin veprimtari të lojës së fatit (bastore).
Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë konfiskuar pajisje të cilat dyshohen të kenë shërbyer për lojëra të fatit, si dhe disa para të gatshme.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt./UBTNews