UBT News

Organizata e Veteranëve të Luftës kërkon nga Specialja raport për gjendjen shëndetësore të Thaçit

Organizata e Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka shprehur shqetësimin për gjendjen shëndetësore të ish-presidentit Hashim Thaçi.

Në reagim thuhet se janë të indinjuar me heshtjen e institucioneve të Kosovës, të cilët sipas tyre nuk po reagojnë ndaj padrejtësive të Gjykatës Speciale dhe po ashtu që nuk po e mbajnë opinionin publik të infomurar për gjendjen shëndetësore të tyre.

“Kërkojmë nga Gjykata Speciale që të japë një raport të qartë dhe zyrtar mbi gjendjen shëndetësore të ish-presidentit Thaçi dhe bashkëluftëtarëve tanë që po mbahen padrejtësisht në paraburgim që mbi katër vite”, thuhet në reagimin e kësaj organizate.

Exit mobile version