Në Uganda, ku furnizimet me karburant janë jashtëzakonisht të limituara, organizata bamirëse turke, Keskül İnternational Help, bashkë me Ambasadën turke në Uganda kanë dhuruar biçikleta për të lehtësuar lëvizjen e disa imamëve, apo krerëve të komunitetit mysliman.
Çmimet e karburantit në Ugandë janë rritur shumë – gati 100%, dhe shumë njerëz po kalojnë nga mjetet motorike në ato jo motorike për të rikthyer lëvizshmërinë dhe për të shmangur çmimet e larta.
Uganda është një vend pa dalje në det dhe tërësisht i varur nga karburantet e importuara, zinxhiri i furnizimit i të cilit u ndërpre nga lufta në Ukrainë.
“Çmimet e larta të karburanteve nuk kanë gjasa të zhduken shumë shpejt dhe kjo është një barrë e shtuar për njerëzit, të cilët tashmë po luftojnë pas efekteve të COVID-19. Prandaj ndërhyrja jonë është e pashmangshme. Populli turk do të vazhdojë të mbështesë ugandasit në çfarëdo mënyre të mundshme për të pakësuar vështirësitë e tyre”, tha Fikret Kerem Alp, ambasadori i Turqisë në Ugandë./UBTNews/