UBT News

Ushqimi në dimër: Çfarë ndodh me oreksin tonë?

Gjatë muajve të dimrit, shpesh ndiejmë një dëshirë të shtuar për të konsumuar ushqim me bollëk. Kjo ndjesi mund të ndikojë nga temperatura e ftohtë, e cila na bën të kërkojmë ushqime ngrohëse, apo nga koha e kaluar më shumë në shtëpi, e cila na ofron mundësi për të gatuar dhe për të shijuar vakte më të bollshme.

Por, a është e nevojshme vërtet të hamë më shumë gjatë kësaj stine? Më poshtë do t’ju paraqesim disa arsye se pse ndodhin këto ndryshime në zakonet tona ushqimore gjatë dimrit.

Oreksi “hapet” me të ftohtin, nuk është tamam i ftohti, por moti që na detyron të kalojmë më shumë orë në ambiente të mbyllura e kërkojmë ëmbëlsira e rrisin energjinë e na ngrenë humorin. Zakonisht ajo që kërkojmë janë ushqimet dhe ëmbëlsirat jo të shëndetshme, të cilat shtojnë kalori.

Ne konsumojmë më shumë kalori për t’u ngrohur, për shkak se temperatura e trupit bie në dimër, duhet të konsumojmë numër të madh kalorish që na rrisin pak temperaturën. Ushqimi komod është më i miri në dimër, në këtë kategori bëjnë pjesë edhe supat të cilat na ngrohin vërtet, bishtajore dhe ushqime të tjera më të shëndetshme dhe më pak kalori.

Trupi dëshiron të mbajë një temperaturë prej 37 gradë, për shkak të temperaturës më të ulët përdorim më shumë energji duke u përpjekur të ruajmë temperaturën e lartë. Kur hamë më shumë, e përballojmë të ftohtin në mënyrë më efektive. Sipas nutricionistëve, kjo nuk është saktësisht e vërtetë.

Për të mbajtur ngrohtë, veshim më shumë rroba dhe ndezim ngrohjen brenda, kështu që trupi arrin lehtësisht temperaturën që duam. Për shkak të të ftohtit, shiut e borës, reduktojmë aktivitetin fizik, për rrjedhojë nuk e “shkapërdojmë” energji diku tjetër. Sipas këtyre pretendimeve, nuk kemi nevojë të hamë shumë.

Moti i ftohtë na ul disponimin, ndaj kërkojmë ushqime që e ngrenë atë. Këto janë shpesh solucione jo të shëndetshme, të pasura me sheqer, ekspertët argumentojnë se mund t’i zëvendësojmë këto ushqime me më të shëndetshme që përmirësojnë disponimin në planin afatgjatë .

Sipas psikiatrisë ushqyese, ushqimet që na bëjnë të ndihemi mirë nuk janë ato që mendojmë. Nuk janë ëmbëlsirat, alkooli dhe ushqimi i shpejtë, por perimet me gjethe dhe yndyrnat omega-3, është e kuptueshme që indulgjencat e vogla lejohen e kështu funksionojnë shumë më pozitivisht në trupin dhe psikologjinë tonë./UBT News/

Exit mobile version