Sipas një studimi të fundit nga qeveria japoneze, gati një e katërta e punonjësve cdo muaj kanë regjistruar më shumë se 80 orë jashtë orarit të punës
Statistikat tregojnë poashtu se një në pesë punëtorë janë në rrezik për vdekje nga puna e tepërt, goditja në tru, sulm në zemër apo nga stresi i tepërt.
Në mesin e orëve më të gjata të punës hynë edhe shtetet e tjera si: Korea e Jugut, disa nga vendet Evropiane, Meksika, Kolumbia, Australia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, transmeton Klankosova.tv.
Ndërsa në krahasim me këto vende, shteti Italian renditet i pari në listë sa i përket orarit të shkurtër të punës. Brenda një viti, një italian punon 960 orë ndërsa në javë vetëm 20 orë që i bie afro 5 orë në ditë.
Nga Italia ikim në Francë, ku parisianët, punojnë vetëm 35 orë në javë, ndërsa brenda 12 muajve punojnë 1.604 orë.
Pastaj vije Belgjika me 1.011 orë punë në vit, Polonia me 1.038 orë në vit dhe shteti Gjerman me 1.053 orë punë në vit.