Një orë që dikur ishte në pronësi të perandorit të fundit të dinastisë Qing të Kinës, mbi jetën e të cilit u realizua filmi fitues i çmimit Oscar të vitit 1987, “The Last Emperor”, u shit për 49 milionë dollarë në ankand në Hong Kong.
Një koleksionist aziatik që banonte në Hong Kong bleu orën e rrallë Patek Philippe Reference 96 Quantieme Lune.
Ora është një nga një numër shumë i vogël i orëve të njohura Patek Philippe Reference 96 Quantieme Lune dhe iu dhurua nga Puyi përkthyesit të tij rus kur u burgos nga Bashkimi Sovjetik, njoftoi shtëpia e ankandeve./UBTNews/