Ora e parë e mësimit në shkollat fillore dhe të mesme të Kosovës sot iu kushtua Ditës së Pavarësisë, pra 17 shkurtit.
Nesër Kosova feston 13-vjetorin e pavarësisë, ditë e cila do të shënohet me aktivitete të njëpasnjëshme për ta përkujtuar rolin dhe sakrificën për liri dhe pavarësi.
“Të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Republikës së Kosovës, udhëzohen që në orën e parë të mësimit, në datën 16 shkurt 2021, të diskutojnë për 17 shkurtin 2008, ditën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Të gjitha komunat e Republikës së Kosovës, udhëzohen që të stolisin rrugët dhe sheshet kryesore të qyteteve me flamurin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim./UBTNews