UBT News

Opsioni i ri i Google, tani mund të hiqen imazhet e moshave nën 18 vjeç

Google ka lansuar një veçori të re sigurie që lejon fëmijët nën 18 vjeç të kërkojnë heqjen e imazheve të tyre nga rezultatet e kërkimit të kompanisë, transmeton UBT News.

Aplikantët do të duhet të japin URL-të e imazheve që duan të hiqen nga rezultatet e kërkimit, emrin dhe moshën e të miturit dhe emrin dhe lidhjen e individit që mund të veprojë në emër të tyre – një prind ose kujdestar, për shembull.

Kompania vë në dukje se do të heqë imazhet e çdo të mituri “me përjashtim të rasteve të interesit publik”.

Google nuk do të përmbushë kërkesat nëse personi në imazh nuk është aktualisht nën 18 vjeç. Pra, nëse jeni 30 vjeç, nuk mund të aplikoni për të hequr fotografitë tuaja kur keni qenë 15 vjeç!

Kompania theksoi se heqja e një imazhi nga rezultatet e kërkimit, nuk e heq atë nga uebi.

Përveç këtyre opsioneve, Google tashmë ofron mënyra të tjera për të kërkuar heqjen e llojeve të veçanta të përmbajtjes së dëmshme./UBTNews/

Exit mobile version