Opsioni i fundit i Google Earth, Timelapse, ofron prova vizuale se si ka ndryshuar Toka për shkak të ndryshimit të klimës dhe sjelljes njerëzore.
Timelapse merr imazhet statike të platformës dhe e kthen atë në një përvojë dinamike 4D, duke i lejuar përdoruesit të klikojnë te datat e vendosura në pjesën e poshtme.
Timelapse përpilon 24 milionë foto satelitore të bëra nga viti 1984 deri në vitin 2020, një përpjekje për të cilën Google tha se duheshin dy milionë orë përpunimi në mijëra makina në Google Cloud. Për projektin, kompania bashkëpunoi me NASA-n, programin Landsat të Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara, programin Copernicus të Bashkimit Europian dhe satelitët e tij Sentinel si edhe CREATE Lab në Universitetin Carnegie Mellon, i cili ndihmoi në zhvillimin e teknologjisë Timelapse.
Për të eksploruar Timelapse në Google Earth, përdoruesit mund të vendosin çdo vendndodhje në shiritin e kërkimit për të parë ndryshimin në dekada. Google tha se shpreson që qeveritë, studiuesit, gazetarët, mësuesit dhe advokuesit të analizojnë imazhet, tendencat dhe të ndajnë gjetjet e tyre.