UBT News

‘Oppo Find X8 Ultra’ shpallet si telefoni më i mirë i vitit 2025

Oppo Find X8 Ultra, i prezantuar në fillim të këtij muaji, ka tërhequr vëmendje për dizajnin dhe specifikat e tij të avancuara.

Ky telefon ka mbrojtje IP68 dhe IP69, është më i hollë dhe më i qëndrueshëm se paraardhësi, dhe kaloi testin e rezistencës ndaj rënies me vlerësimin më të lartë.

Pajisja ofron ekran OLED 6.82 inç me shpejtësi rifreskimi 120 Hz dhe shkëlqim deri në 1600 nit. Bateria 6100 mAh mbështet mbushjen e shpejtë (100W me tel dhe 50W pa tel).

Kamera kryesore 50 MP, dy kamera periskopi 50 MP me zmadhim optik 3x dhe 6x, si dhe kamera True Chroma me përpunimin e Hasselblad ofrojnë performancë të jashtëzakonshme në fotografi.

Telefoni është i fuqizuar nga çipi Snapdragon 8 Elite dhe ofron deri në 16 GB RAM dhe 1 TB memorie.

Phone Arena e shpalli Find X8 Ultra “telefonin më të mirë të 2025”, ndërsa Digital Camera World e quajti “mbretin e ri të fotografisë celulare”.

Exit mobile version