Deputetët e opozitës janë larguar nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, pas largimit të ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi.
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka thënë se drejtori i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi dhe përfaqësuesi i IKShPK-së janë vartës politik. Pos Zemajt është larguar edhe Bekim Haxhiu i PDK-së dhe Floreta Zejnullahu e PDK-së.
Deputetja e Vetëvendosjes, Fatmire Kollçaku, njëherësh kryetare e këtij Komisioni, ka thënë se po shihet që ish-ministri Zemaj e ka të gjithën politikë, pasi për çështje tjera nuk ka interes.