UBT News

Opozita kërkon anulimin e vendimit të ZRrE-së dhe shkarkimin e bordit

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka kërkuar që të futet si pikë e rendit të ditës vendimi i ZRrE-së. Ai ka thënë se Zyra e Rregullatorit të Energjisë është shndërruar në instrument të kryeministrit Albin Kurti.

Tutje Tahiri ka shtuar se ky bord nuk duhet ta vazhdojë punën sepse do të bëjë dëme edhe më të mëdha. Sipas tij, do të trajtohen dy pika, të merret mandati i Bordit të ZRrE-së dhe të ndryshohet vendimi.

“Kërkojmë nga grupet që ky vendim i ZRrE-së të anulohet sot. Ne kemi pasur debat që kemi shterur të gjitha mundësitë. Sot ZRrE ka marrë vendim që ka krijuar realitet të hidhur në vendin tonë. Rezoluta kërkon që të mos ketë shtrenjtim. Kërkojmë shkarkimin e Bordit të ZRrE-së dhe anulimin e këtij vendimi”, tha Tahiri.

Ai po ashtu ka thënë se sot duhet vendosur patjetër për debat, dhe të votohet rezoluta për anulimin e këtij vendimi, të cilin e ka quajtur skandaloz.

Armend Zemaj nga LDK-ja ka thënë se për çështje urgjente mund të ketë mocion në çdo kohë. Sipas tij, është e rëndësishme që kjo çështje të trajtohet menjëherë.

Exit mobile version