Zyrtarë të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike nga Spanja, Jordania, Shqipëria, Lituania dhe Rumania janë duke punuar aktualisht në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia-s, sipas një përfaqësuesi të operatorit bërthamor rus, Rosenergoatom.
Përfaqësuesi i paidentifikuar u citua nga agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA Novosti.
Një ekip prej pesë inspektorësh nga mbikëqyrësi bërthamor i Kombeve të Bashkuara mbetet në vend, me shefin e IAEA-s, Rafael Grossi, duke u zotuar se IAEA “nuk po shkon askund” dhe do të ketë “prezencë të vazhdueshme” në termocentral.
Rosenergoatom është degë e operacioneve të stacioneve bërthamore ruse të Atomenergoprom./UBTNews/