Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL e UÇK-së, Faton Klinaku ka reaguar pas bastisjes së shtëpisë së Jakup Krasniqit nga zyrtarë të Gjykatës Speciale.
Klinaku theksoi se për sa kohë do të vazhdojë mandati i Speciales, do të ketë këso lloj spektaklesh.
“Gjykata ilegale Speciale vazhdon spektaklet e saj. Ajo kryen bastisje në shtëpinë e ish zëdhënësit të UÇK-së Jakup Krasniqi, e dëshmi i merr edhe librat e botuar. Për sa kohë që do të zgjas kjo e keqe e madhe për Kosovën, do të kemi këso lloj spektaklesh”, shkroi ai në Facebook./UBTNews