UBT News

Operacioni “Brezovica”, bastisjet në Ministrinë e Mjedisit

Operacioni “Brezovicia” ka vazhduar në nëntë lokacione, në tri qytete të Kosovës, Prishtinë, Ferizaj dhe Shtërpcë, raporton Ekonomia Online.

Ky aksion është zhvilluar edhe në Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI).

Lajmin e ka konfirmuar kryeprokurori i Ferizajt, Shukri Jashari.

Aksioni ka të bëjë me ndërtimet pa leje në Brezovicë.

Më 21 dhjetor, Policia e Kosovës kreu një aksion në Shtërpcë lidhur me ndërtimet.

Më pas, Gjykata Themelore në Ferizaj e ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për dhjetë personat e arrestuar më 21 dhjetor në rastin “Brezovica”.

Në mesin e tyre është edhe Bratisllav Nikolliq, ish-kryetar i Komunës së Shtërpcës dhe zyrtar i Listës Serbe.

Arrestimi i tyre është bërë nën dyshimin për vepra penale si keqpërdorim i detyrës zyrtare, marrjes dhe dhënies së ryshfetit, gjegjësisht për dhënien e leje për ndërtimet në Brezovicë.

Exit mobile version