Dr. Bachir Tajaldin, drejtor për Turqinë në Shoqërinë Mjekësore Siriane Amerikane (SAMS), foli për CNN rreth vështirësisë së ofrimit të ndihmës për Sirinë.
“Situata në Turqi është e koordinuar përmes një qeverie shumë të zhvilluar. Ata kanë infrastrukturë, kanë ekipe shpëtimi”, tha Tajaldin.
“Në Sirinë veriore, shumica e shërbimeve ofrohen nga OJQ (organizata joqeveritare) dhe përmes ndihmës humanitare. Nuk ka asnjë qeveri qendrore që të kujdeset për reagimin shumësektorial”, tha ai.
SAMS është një nga organizatat e shumta që ofron ndihmë në rajon. Kjo është bërë më e vështirë pas “12 viteve të mëparshme të krizës në Siri”, tha Tajaldin. Sulmet ndaj infrastrukturës civile dhe mungesa e investimeve e bënë Sirinë veriperëndimore veçanërisht të prekshme ndaj kësaj fatkeqësie.
“Dje evakuuam dy maternitete për shkak të ndikimit fizik të tërmetit në infrastrukturë”, shtoi Tajaldin./UBTNews/