UBT News

Operacion policor për ‘fajde’ dhe ‘shpëlarje parash’, dy persona të arrestuar

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot një operacion lidhur me veprat penale të “fajdes” dhe “shpëlarjes së parave”.

Sipas komunikatës së përbashkët, gjatë aksionit janë arrestuar dy persona të dyshuar.

Policia e Kosovës, respektivisht hetuesit nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, pas zhvillimit të veprimeve hetimore me urdhër të Prokurorisë Speciale, kanë arrestuar B.M dhe Q.M, nën dyshimet për kryerjen e veprave penale “fajde”, “shpërlarje e parave”, “kanosje” , “falsifikim i dokumenteve”, dhe “mashtrim” thuhet në komunikatë.

Autoritetet theksuan se mbeten të përkushtuara që të gjithë kryesit e veprave penale të vihen para përgjegjësisë ligjore./D.B/UBTNews

Exit mobile version