OpenAI ka lansuar një seri të re modelesh të cilat “mund të zgjidhin problemet më të vështira” sesa modelet e mëparshme të inteligjencës artificiale gjeneruese (GenAI).
Kompania e cila ndodhet në Kaliforni njoftoi të enjten se do të sjellë një vrojtim të hershëm të serisë, të quajtura zyrtarisht o1-preview dhe o1-mini. Modeli ka emrin e koduar Strawberry.
Në njoftim thuhet se modelet e reja performuan njëjtë sikurse studentët e doktoraturës në detyra sfiduese në fizikë, kimi dhe biologji dhe dolën mirë në matematikë dhe kodim.
Kompania gjithashtu njoftoi se e testoi modelin në një provim kualifikues për Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës (IMO), një konkurs matematikor i shkollave të mesme./UBTNews/