UBT News

Ndryshime tek ChatGPT, akuzohet se po i nxit adoleshentët për vetëvrasje

OpenAI njoftoi se do të integrojë një mjet kontrolli prindëror në ChatGPT, pasi prindërit në SHBA akuzuan aplikacionin e inteligjencës artificiale se po inkurajon fëmijën e tyre të mitur të kryejë vetëvrasje.

“Muajin tjetër, prindërit do të jenë në gjendje të lidhin llogarinë e tyre me fëmijën e tyre adoleshent” dhe “të kontrollojnë se si ChatGPT u përgjigjet atyre”, tha kompania në një postim në blog.

Kompania po ashtu, vuri në dukje se prindërit do të jenë në gjendje të njoftohen nëse zbulohet ndonjë“trishtim” në bisedat e fëmijës së tyre me mjetin dhe të kontrollojnë parametrat e llogarisë.

Në fund të muajit gushtit, prindërit e një 16-vjeçari që kreu vetëvrasje në Kaliforni paditën OpenAI, duke akuzuar ChatGPT se i ka dhënë djalit udhëzime të hollësishme për t’i dhënë fund jetës së tij dhe se e ka inkurajuar t’i ndjekë ato.

“Ne vazhdojmë të përmirësojmë mënyrën si modelet i njohin dhe u përgjigjen shenjave të shqetësimit mendor dhe emocional”, tha kompania sot, duke shtuar se do të ndërmerren më shumë hapa brenda 120 ditëve të ardhshme.

Disa “biseda të ndjeshme” do t’u referohen modeleve më të sofistikuara të IA-së, siç është mendimi GPT-5. Këto modele ndjekin dhe zbatojnë udhëzimet e sigurisë në mënyrë më sistematike, tha ajo.

Exit mobile version