UBT News

OPEC+ do të shqyrtojë mundësinë e uljes së prodhimit të naftës me mbi 1 milion fuçi në ditë

OPEC + do të shqyrtojë mundësinë e uljes së prodhimit të naftës prej më shumë se 1 milion fuçi në ditë (bpd) javën e ardhshme, thanë burimet e OPEC-ut të dielën. Kjo do të ishte lëvizja më e madhe që nga pandemia COVID-19 për të adresuar dobësinë e tregut të naftës.

Takimi do të zhvillohet më 5 tetor në periudhën e rënies së çmimeve të naftës dhe muajve të paqëndrueshmërisë së madhe të tregut, gjë që bëri që prodhuesi kryesor i OPEC+, Arabia Saudite, të njoftojë se grupi mund të ulë prodhimin.

OPEC+, i cili përfshin vendet e OPEC-ut dhe aleatët si Rusia, ka refuzuar të rrisë prodhimin për të ulur çmimet e naftës pavarësisht presionit nga konsumatorët kryesorë si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të ndihmuar ekonominë globale.

Çmimet megjithatë kanë rënë ndjeshëm muajin e fundit për shkak të frikës për ekonominë globale dhe rritjen e dollarit amerikan pasi Rezervat Federale ngritën normat./UBTNews/

Exit mobile version