UBT News

OneDrive i jep lamtumirën Windows 7 dhe 8

UKRAINE - 2021/10/06: In this photo illustration, Microsoft OneDrive logo is seen on a smartphone and a pc screen. (Photo Illustration by Pavlo Gonchar/SOPA Images/LightRocket via Getty Images)

Microsoft tha se përdoruesit OneDrive në Windows 7, 8 dhe 8.1 nuk do të mund të sinkronizojnë përmbajtjet e tyre në cloud duke filluar nga 1 marsi 2022.

OneDrive gjithashtu nuk do të marrë më përditësime sigurie nëse është një sistemi operativ që s’ka Windows 10 ose Windows të instaluar.

Skedarët do të jenë të aksesueshëm në aplikacionin OneDrive pavarësisht versionit Windows që keni, thjeshtë nuk do të ngarkohen automatikisht në cloud.

Për të shmangur problemet Microsoft rekomandon kalimin në një version më të ri të Windows përpara marsit të vitit të ardhshëm.

Sa i përket pajisjeve që nuk kalojnë dot në Windows 10 ose Windows 11, Microsoft thotë se përdoruesit ende mund të ngarkojnë të dhënat e tyre nga aplikacioni OneDrive në ueb.

Cikli i Windows 8 është mbyllur në 2016-ën, ndërsa i Windows 8.1 në 2018. Windows 7 ishte sistemi operativ i fundit përpara Windows 10-ësu ju mbyll cikli.

Ndërsa Windows 10 do të arrijë fundin e jetës në 2015-ën. /PCWorld Albanian

Exit mobile version