UBT News

Olivier Rousteing festoi 10 vjetorin në Balmain me Beyoncé dhe Doja Cat

Designer Olivier Rousteing appears with Carla Bruni, Naomi Campbell, Milla Jovovich and models presenting his creations at the end of his Spring/Summer 2022 women's ready-to-wear collection show for fashion house Balmain during Paris Fashion Week in Paris, France, September 29, 2021. REUTERS/Stephane Mahe

Një mori e tërë ikonash të modës, përfshirë Naomi Campbell, Precious Lee dhe Adut Akech, gjithashtu shënuan rastin në shfaqjen SS22, transmeton UBT News.

Para një dekade, Olivier Rousteing mori drejtimin e Balmain në moshën 25 vjeçare, dhe padyshim që përvjetori dhjetëvjeçar nuk do të na kalonte pa ndonjë lloj spektakli joshës.

Shfaqja SS22 e mbushur me yje të modës, e cila kishte të gjitha nga Adut Akech, te Carla Bruni, te Beyoncé (zëri i Beyoncé) të zbresin në pistën e Parisit.

Modelet historike Precious Lee dhe Alva Claire ishin ndër ato që u shfaqën, me Naomi Campbell që hyri për të hapur pjesën e dytë të shfaqjes, përcjell UBT News.

Beyoncé, ndërkohë, nuk u shfaq personalisht, por kontribuoi me një mesazh të përzemërt në shfaqje, duke reflektuar mbi vizionin e Rousteing për shtëpinë franceze dhe arritjet gjatë dhjetë viteve të fundit.

“Ju më ndihmuat të bëja deklaratën time muzikore”, thotë këngëtarja. “Më ndihmuat të përforcoja mesazhin tim. Dizajnet tuaja më kanë bërë të ndihem e fuqishëm … Balmain është mjeti juaj mahnitës si për bukurinë ashtu edhe për ndryshimin. Pikëpamja juaj, bindjet tuaja dhe talenti juaj kanë ndikuar dhe na kanë ndikuar të gjithëve”.

Duke iu përmbajtur temës muzikore, Doja Cat ndoqi shfaqjen me një performancë të veçantë në festivalin e muzikës Balmain./UBTNews

Exit mobile version