UBT News

Olivia Rodrigo zbulon se ka humbur 60% të dëgjimit në njërin vesh

Këngëtarja Olivia Rodrigo ka habitur prezantuesit Tyler West dhe Chloe Burrows gjatë një interviste të fundit në KISS FM, ku ka treguar hapur për një problem shëndetësor me dëgjimin.

Gjatë intervistës, ajo foli për albumin e saj të ri “You Seem Pretty Sad For A Girl So In Love”, i cili pritet të publikohet më 12 qershor. Në një moment, kur u pyet për këngën “What’s Wrong With Me?”, ajo dha një përgjigje të papritur duke zbuluar gjendjen e saj.

“Në fakt, ka mjaft gjëra që nuk shkojnë me mua. Unë jam rreth 60 për qind e shurdhër në veshin e majtë. Nëse do të uleshe në këtë anë timen dhe do të më flisje, nuk do ta kuptoja çfarë po thua,” tha ajo, duke shtuar se duhet t’i flitet nga ana e djathtë për ta dëgjuar më mirë.

Zbulimi i saj ka habitur bashkëbiseduesit, me Chloe Burrows që u shpreh e befasuar nga fakti, duke theksuar se është e pabesueshme që një këngëtare përballet me një problem të tillë dëgjimi.

Ndërkohë, Rodrigo ka folur edhe për jetën e saj personale dhe mënyrën se si përballet me ndarjet sentimentale, duke e parë atë si një mundësi për të rifilluar dhe për t’i dhënë jetës një drejtim të ri./A.K/

Exit mobile version