UBT News

Olena Zelenska bën thirrje për kthimin e fëmijëve ukrainas të rrëmbyer nga Rusia

FILE PHOTO - Ukraine's first lady, Olena Zelenska, speaks during an interview with Reuters, at Web Summit, Europe's largest technology conference, in Lisbon, Portugal, November 2, 2022. REUTERS/Pedro Nunes

Zonja e parë e Ukrainës, Olena Zelenska, u bëri thirrje udhëheqësve botërorë të martën që të ndihmojnë në kthimin e fëmijëve ukrainas të marrë me forcë në Rusi, ku tha se ata janë duke u indoktrinuar dhe privuar nga identiteti i tyre kombëtar, raporton AFP.

Duke folur në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Olena Zelenska tha se më shumë se 19 mijë fëmijë ukrainas janë transferuar me forcë ose janë dëbuar në Rusi ose në territoret e pushtuara. Deri më tani janë rikthyer vetëm 386.

Në Rusi, “u tha se prindërit e tyre nuk kanë nevojë për ta, se vendi i tyre nuk ka nevojë për ta, se askush nuk po i pret”, tha Zelenska.

“Fëmijëve të rrëmbyer iu tha se nuk janë më fëmijë ukrainas, se janë fëmijë rusë”.

Exit mobile version