UBT News

Olaf Scholz, njeriu i ndershëm që “ringjalli” SPD për të marrë frerët e Gjermanisë

Olaf Scholz arriti të bënte atë që në Gjermani shumë e konsideronin të pamundur: të ringjallte nga “vdekja” socialdemokratët e dorëzuar në pluhurosjen e tyre.

Partia më e vjetër politike e Gjermanisë, SPD, prej shumë vitesh zvarritej në anketime. Dhe nëse në zgjedhjet e së dielës, tabelat e exit poll-eve gdhendën fitoren e saj, kjo i detyrohej pa dyshimin më të vogël liderit jo fort karizmatik, por mjaft të sinqertë e të zotë të saj.

Ish-ministër financash dhe zv/kancelar në kabinetin Merkel gjatë pandemisë, 63-vjeçari ndërtoi reputacionin e një lideri të vendosur e të sigurt në kohë krize. Ai mbikqyri vetë shpërndarjen korrekte te miliarda eurove të asistencës për koronavirusin dhe ndihma emergjente për viktimat e përmbytjeve vdekjeprurëse në Gjermaninë Perëndimore.

Kjo është bazuka që do të na mbarojë punë, tha atëherë për paketën 750 miliardë euroshe që u parashikua të ndihmonte bizneset gjermane dhe punëtoret e goditur prej pandemisë. Po vëmë në tryezë të gjithë armët që kemi për të treguar se jemi mjaftueshëm të fortë që të kapërcejmë çdo sfidë ekonomike e cila mund të shfaqet prej këtyre problemeve”, tha atëherë. E kanë mbiquajtur “Scholzomat” për stilin e tij politik që mbërrin gati në margjinat e të mërzitshmes.

Por, ndonëse ishte nga një parti tjetër, ai arriti ta poziciononte veten si zëvendësuesin e natyrshëm të Merkelit pas 16 viteve të saj në pushtet. Dhe gjermanët, e shpërblyen me besimin e tyre njeriun që me thjeshtësinë më të madhe, kur u pyet nëse do të garonte për kancelar tha: duhet të punojmë, jo t’i dorëzohemi vanitetit.

Exit mobile version