Kërkimi për nëndetësen e humbur Titan në Oqeanin Atlantik është tani në një fazë kritike, pasi ekipet e shpëtimit janë në garë me kohën për të lokalizuar atë përpara se të mbarojnë furnizimet me oksigjen.
Nëndetësja ishte zhytur në thellësi me furnizime me oksigjen vetëm për 96 orë, ndërsa ka humbur kontaktet që nga e diela, duke bërë që mëngjesi i sotëm (e enjte) në SHBA të jetë koha e fundit për të shpëtuar pesë personat në bord.
BBC, duke cituar Rojën Bregdetare të Shteteve të Bashkuara, raporton se oksigjeni mund të mbarojë për ata që janë në bord në orën 07:18 me orën lindore në SHBA – që me kohën tonë lokale (Kosovë) i bie 13:18.
Zyrtarët përgjegjës me operacionin e shpëtimit thonë se duhet të mbeten “optimistë dhe shpresëdhënës” ndërsa 10 anije shtesë dhe disa nëndetëse të tjera do t’i bashkohen kërkimit sot, duke dyfishuar flotën që po merr pjesë në këtë operacion.
Megjithatë, ekipet kanë pranuar se nuk e dinë ende vendndodhjen e nëndetëses dhe as nuk kanë mundur të lokalizojnë zhurmat të cilët janë dëgjuar gjatë së martës dhe së mërkurës.
Të mërkurën, Roja Bregdetare e SHBA zgjeroi zonën e kërkimit.