UBT News

OKB: Vdekjet në Libi mund të ishin shmangur

Kreu i Organizatës Botërore Meteorologjike të OKB-së thotë se shumica e vdekjeve nga përmbytjet në Libi mund të ishin shmangur.

Petteri Taalas u tha gazetarëve se vendi mund të kishte lëshuar paralajmërime.

“Forcat e menaxhimit të urgjencës do të kishin qenë në gjendje të kryenin evakuimin e njerëzve dhe ne mund të kishim shmangur shumicën e viktimave njerëzore”, citon atë të ketë thënë agjencia e lajmeve AFP.

Libia ka dy qeveri rivale, të cilat e kanë bërë të vështirë reagimin ndaj fatkeqësive në një mënyrë të shpejtë dhe të koordinuar.

Çdo qeveri njoftoi masa paraprake të veçanta, pasi stuhia e fundit që shkaktoi përmbytjet u nis drejt vendit./UBTNews/

Exit mobile version