UBT News

OKB: Tirana, ndër 7 kryeqytetet e shtrenjta evropiane

things to do in Tirana, Albania

Çmimet e apartamenteve janë rritur gjatë viteve të fundit në Tiranë, me ritme që tejkalojnë edhe kryeqytetet e rajonit dhe Evropës.

Një raport i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, i cili vlerëson zhvillimin urban të Shqipërisë, tregon se shtrenjtimi mund të jetë ndikuar edhe nga pastrimi i parave.

“Zhvillimet formale të organizuara synojnë segmente të banesave me çmime të larta. Deri në 32 për qind e pronave të shitura në 6-mujorin e parë të vitit 2021 janë blerë nga jo-rezidentë. Pastrimi i parave ndoshta ka qenë një faktor kontribuues i rritjes së çmimeve në Tiranë dhe në zonat bregdetare”, thuhet në raport.

Edhe mundësitë për të blerë banesë po vështirësohen, teksa me çmimin mesatar 1200 euro/metër katror, Tirana është ndër shtatë qytetet kryesore evropiane me nivele të larta të papërballueshmërisë në strehim, thuhet në raport.

Për Kombet e Bashkuara, ndërtesat me shumë apartamente të trashëguara nga epoka socialiste vuajnë nga mungesa e investimeve dhe mungesa e mirëmbajtjes. Shkalla e mbipopullimit për popullsinë e përgjithshme është më shumë se 58 për qind, që është më e larta në Evropë, me përjashtim të Malit të Zi.

Tregu i banesave me kredi hipotekore, është në zhvillim e sipër, pasi vetëm një për qind e pronarëve paguajnë kredi, çka tregon se sektori mbetet informal përmes parave “cash” dhe remitencave. /EuronewsAlbania

Exit mobile version