Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) raporton se vetëm tri nga 18 puse uji në Deir el-Balah të Gazës qendrore janë duke funksionuar, duke rezultuar në një mungesë uji prej 85 për qind.
“Jo vetëm që njerëzit në Gaza janë në frikë të vazhdueshme për jetën e tyre, por ata luftojnë për të përmbushur edhe nevojat e tyre më elementare”, shkroi organizata në një postim në “X”./UBTNews/