Themeluesi i një projekti që bëri fushatë për arsimimin e vajzave në Afganistan është arrestuar nga autoritetet talibane në Kabul, thanë sot vëllai i tij dhe OKB.
Qeveria talibane vitin e kaluar ndaloi vajzat të ndiqnin shkollën e mesme, duke e bërë Afganistanin të vetmin vend në botë ku ka një ndalim të arsimit.
“Matiullah Wesa, kreu i PenPath dhe avokat për arsimimin e vajzave, u arrestua në Kabul të hënën”, shkroi në Twitter misioni i OKB-së në Afganistan.
Vëllai i Wesa-s konfirmoi arrestimin e tij, duke thënë se ai u kap jashtë një xhamie pas lutjeve të hënën në mbrëmje.
Që nga ndalimi i shkollave të mesme për vajza, Wesa ka vazhduar të vizitojë zonat e largëta për të mbledhur mbështetjen nga vendasit.
Talibanët kanë imponuar një interpretim të ashpër të Islamit që kur u kthyen në pushtet./UBTNews/