Numri i refugjatëve ukrainas që ikën nga lufta e Rusisë në vendin e tyre ka kaluar 4.1 milionë, thanë Kombet e Bashkuara të premten, duke shtuar se: “Kjo tragjedi duhet të ndalet”.
Fluksi i njerëzve që kalojnë përtej kufijve perëndimorë për të ikur nga sulmet ruse është ulur në rreth 40,000 në ditë gjatë javës së kaluar.
UNHCR, agjencia e OKB-së për refugjatët, tha se 4,102,876 ukrainas ishin larguar nga vendi që nga pushtimi i 24 shkurtit.
Më shumë se 3.4 milionë u larguan në mars.
“Të detyruar të lënë shtëpitë e tyre. Të detyruar të jenë të ndarë nga familja. Kjo tragjedi duhet të ndalet”, tha UNHCR.
Gratë dhe fëmijët përbëjnë 90 për qind të atyre që kanë ikur. Gjysma e tyre janë fëmijë. Burrat ukrainas të moshës 18 deri në 60 vjeç kanë të drejtë për thirrje ushtarake dhe nuk mund të largohen./UBTNews/