UBT News

OKB thotë se i duhen 46 miliardë dollarë për ndihma humanitare më 2024

Kombet e Bashkuara thanë se i duheshin 46.4 miliardë dollarë vitin e ardhshëm për të sjellë ndihmë për shpëtimin e jetës për rreth 180 milionë njerëz në rrethana të dëshpëruara në mbarë botën.

OKB-ja tha se perspektiva humanitare globale për vitin 2024 ishte “e zymtë”, me konflikte, emergjenca klimatike dhe ekonomi në kolaps “duke bërë kërdi” tek më të cenuarit.

Ndërsa vëmendja globale përqendrohet në konfliktin e ndezur në Rripin e Gazës, OKB-ja tha se Lindja e Mesme më e gjerë, Sudani dhe Afganistani ishin ndër pikat e nxehta që gjithashtu kishin nevojë për operacione të mëdha ndihme ndërkombëtare.

“Humanitarët po shpëtojnë jetë, po luftojnë urinë, po mbrojnë fëmijët, po zmbrapsin epidemitë dhe po ofrojnë strehim dhe kanalizime në shumë nga kontekstet më çnjerëzore të botës”, tha në një deklaratë shefi i ndihmës i OKB-së, Martin Griffiths.

“Por mbështetja e nevojshme nga bashkësia ndërkombëtare nuk po ec me ritmin me nevojat”, tha ai.

OKB-ja e zvogëloi kërkesën e saj në 46.4 miliardë dollarë këtë herë dhe do të fokusohet tek ata që kanë nevojë më të madhe.

Duke nisur Global Humanitarian Overview 2024, Griffiths tha se shuma ishte megjithatë një “kërkesë masive” dhe do të ishte e vështirë për t’u mbledhur, me shumë vende donatore që përballen me krizat e tyre të kostos së jetesës.

“Pa financim adekuat, ne nuk mund të ofrojmë ndihmë për shpëtimin e jetës. Dhe nëse nuk mund ta ofrojmë atë ndihmë, njerëzit do ta paguajnë me jetën e tyre”, tha ai.

Apeli mbulon ndihmën për 72 vende: 26 shtete në krizë dhe 46 vende fqinje që kanë të bëjnë me efektet e dëmshme, të tilla si një fluks refugjatësh./UBTNews/​

Exit mobile version