Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) thotë se fëmijët në Gaza po përballen me vdekje dhe lëndime të rënda si pasojë e bombave të pashpërthyera.
Sipas raportit të fundit të OKB-së, një vajzë nëntëvjeçare u vra dhe tre të tjerë u plagosën, si pasojë e një bombe të pashpërthyer në jug të Khan Younis. Tetë fëmijë të tjerë janë plagosur në dy incidente të tjera nga bombat e pashpërthyera.
Sipas Shërbimit të OKB-së për Veprimin ndaj Minave (UNMAS), të paktën 10 për qind e municioneve potencialisht dështojnë, që do të thotë se shumë nga qindra mijëra tonë mbeturina lufte në Gaza përmbajnë eksplozivë.
Zyra e Qeverisë për Media në Gaza ka vlerësuar se të paktën 75 mijë ton eksploziv janë hedhur në Gaza që nga tetori./UBTNews/