Shefi i UNRWA-së, Philippe Lazzarini në një postim në X shkroi se faza e parë e fushatës së vaksinimit ndaj poliomielitit në Gaza arriti 90 për qind të mbulimit të qindra mijëra fëmijëve në mes të luftës.
“Sfida jonë e radhës është t’u ofrojmë fëmijëve dozën e dytë në fund të shtatorit”, shkroi Philippe Lazzarini në një postim në X, duke përsëritur thirrjen e tij për armëpushim të menjëhershëm.
Mbi 400 palestinezë u vranë dhe të paktën 900 u plagosën gjatë 12 ditëve të fushatës së vaksinimit, sipas shifrave nga autoritetet shëndetësore palestineze./UBTNews/