Shumë fëmijë kanë mbetur jashtë procesit të vaksinimit vitin e kaluar për shkak se rritja e konflikteve përreth globit pengoi furnizimin në rajonet e prekura nga lufta, tha Organizata e Kombeve të Bashkuara të hënën.
Rreth 14.5 milionë fëmijë nuk arritën të vaksinohen në vitin 2023, krahasuar me 13.9 milionë një vit më parë, sipas vlerësimeve të OKB-së. Megjithatë numri është më i ulët sesa gjatë pandemisë COVID-19.
OKB-ja njoftoi se 6.5 milionë fëmijë të tjerë nuk arritën të vaksinohen me më shumë se një dozë të vetme, që do të thotë se ata nuk janë plotësisht të mbrojtur. Këto të dhëna bazohen në numrin e fëmijëve që morën dozën e parë ose të tri dozat e vaksinës DTP.
Në total, 84% e foshnjave globalisht morën dozën e parë të plotë vitin e kaluar, nën nivelin e nevojshëm për të parandaluar shpërthimet e sëmundjeve./UBTNews/