UBT News

OKB: Që nga përmbysja e regjimit të Assadit në vend janë kthyer 280 mijë refugjatë sirianë

Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët, Filippo Grandi ka deklaruar se ata vlerësojnë se 280 mijë refugjatë sirianë janë kthyer në vendin e tyre që nga përmbysja e regjimit të Bashar al-Asadit në Siri.

Nga llogaria e tij në X, Grandi bëri një postim lidhur me refugjatët sirianë dhe rikthimet e personave të zhvendosur brenda vendit.

Grandi tha se që nga përmbysja e regjimit të Asadit në Siri më 8 dhjetor 2023, ata vlerësojnë se 280 mijë refugjatë sirianë dhe më shumë se 800 mijë njerëz të zhvendosur brenda vendit janë kthyer në shtëpitë e tyre.

Megjithatë, përpjekjet për rikuperim të hershëm duhet të jenë më të guximshme dhe më të shpejta. Përndryshe, njerëzit do të largohen sërish“, shtoi Grandi.

Ai bëri thirrje që të ndërmerren hapa urgjente edhe lidhur me rimëkëmbjen e hershme të Sirisë.

Exit mobile version