Pushtimi rus i Ukrainës së shpejti mund të shkaktojë një krizë globale ushqimore që mund të zgjasë me vite, ka paralajmëruar Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB).
Sekretari i Përgjithshëm, Antonio Guterres tha se lufta ka përkeqësuar pasigurinë ushqimore në vendet më të varfra për shkak të rritjes së çmimeve. Disa vende mund të përballen me zi buke afatgjatë nëse eksportet e Ukrainës nuk rikthehen në nivelet e paraluftës, shtoi ai.
Konflikti ka ndërprerë furnizimet nga portet e Ukrainës, të cilat dikur eksportonin sasi të mëdha vaji gatimi, si dhe drithëra si misri dhe gruri. Kjo ka ulur ofertën globale dhe ka bërë që çmimi i alternativave të rritet. Çmimet globale të ushqimeve janë pothuajse 30% më të larta krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, sipas OKB-së.
Duke folur në New York të mërkurën, Guterres tha se konflikti – i kombinuar me efektet e ndryshimit të klimës dhe pandemisë – “kërcënon të sjellë përballjen e dhjetëra miliona njerëzëve me pasiguri ushqimore të ndjekur nga kequshqyerja, uria masive dhe uria”./UBTNews/