UBT News

OKB: Pothuajse 5 milionë refugjatë ukrainas të regjistruar në Evropë

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) thotë se gati katër muaj prej kur Rusia pushtoi Ukrainën, 5 milionë refugjatë ukrainas janë regjistruar në Evropë. Që nga 24 shkurti kur Rusia filloi pushtimin e Ukrainës, në total 4 milionë e 816 mijë e 923 ukrainas janë regjistruar si ukrainas në 44 vende evropiane.

Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët (UNHCR), tha: “Lufta e Ukrainës ka shkaktuar një nga krizat më të mëdha të zhvendosjes njerëzore në botë”.

Sipas OKB-së, gratë dhe fëmijët përbëjnë 90% të refugjatëve, meqë meshkujve të moshës 18-60 vjeç u është ndaluar të largohen. Në Gjermani, gati 133 mijë e 500 studentë ukrainas janë regjistruar në shkollat gjermane, ndërsa vetëm gjatë javës së kaluar u regjistruan 7 mijë e 900 studentë.

Organizata Ndërkombëtare për Migracionin vlerëson se më shumë se 8 milionë njerëz mbeten të zhvendosur brenda vendit në Ukrainë./UBTNews/

Exit mobile version