Izraeli nuk i ka kushtuar vëmendje të mjaftueshme mbrojtjes së civilëve kur përdor bomba gjatë luftës në Gazë, tha sot Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut.
“Kërkesa për të zgjedhur mjetet dhe metodat e luftës që shmangin ose të paktën minimizojnë në çdo masë dëmin civil – duket se është shkelur vazhdimisht në fushatën e bombardimeve të Izraelit”, tha komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk, në Gjenevë.
Zyra ka hetuar gjashtë sulme izraelite në Rripin e Gazës midis 9 tetorit dhe 2 dhjetorit. Supozohet se janë përdorur bomba të llojeve GBU-31, GBU-32 dhe GBU-39, të cilat mund të depërtojnë në beton dhe të shkatërrojnë disa kate të një ndërtese.
“Ato u përdorën për të sulmuar ndërtesat e banimit, një shkollë, një kamp refugjatësh dhe një treg”, tha agjencia.
Të paktën 218 persona ishin vrarë./UBTNews/