Të paktën 108 civilë janë vrarë këtë muaj në një seri sulmesh ajrore në rajonin verior Tigray të Etiopisë të shkatërruar nga lufta, thanë Kombet e Bashkuara sot.
OKB-ja paralajmëroi gjithashtu për një fatkeqësi humanitare në rajon, pasi operacionet e saj të shpërndarjes së ushqimit janë në prag të ndalimit, tranmeton UBT News.
Zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut u kërkoi autoriteteve etiopiane të sigurojnë mbrojtjen e civilëve, duke thënë se sulmet joproporcionale që godasin objektiva joushtarake mund të përbëjnë krime lufte.
“Të paktën 108 civilë thuhet se janë vrarë dhe 75 të tjerë janë plagosur që nga fillimi i vitit, si rezultat i sulmeve ajrore që supozohet se janë kryer nga forcat ajrore etiopiane”, u tha gazetarëve në Gjenevë zëdhënësja e zyrës së të drejtavem Liz Throssell.
Ndërkohë, Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së tha se shpërndarjet e tij ishin në nivelin më të ulët në histori, pasi përshkallëzimi i konfliktit bëri që asnjë kamion me ushqime i OKB-së nuk ka arritur në kryeqytetin Mekele që nga mesi i dhjetorit./UBTNews/